Anullimi i pjesës së dytë në RAI, reagon gazetari italian: Asnjë lloj presioni s’na ndal, po grumbullojmë fakte të reja

Gazetari italian Giorgio Mottola ka treguar arsyet se përse dje në “Rai 3” nuk u dha pjesa e dytë e investigimit për paktin e refugjatëve.

Në pjesën e parë u ngritën dyshime për përfshirje të mafies shqiptare, teksa u sulmua Engjëll Agaçi. Kjo solli reagim shumë të fortë nga qeveria shqiptare dhe autorët e emisioni “Report” paralajmëruan se këtë të diel do ketë të tjera fakte.

Mirëpo mbrëmë emisioni u fokus te çështje të tjera dhe jo te Shqipëria, duke ngjallur shumë mister. Pati nga ata që ngritën dyshime se kryeministri Rama i bleu apo i detyroi të tërhiqeshin.

Giorgio Mottola në emisionin “Zona Zero” tha se pjesa e dytë do të transmetohet, por ata nuk e nxorën dje sepse nuk e kanë gati. Ai tha se për pjesën e parë u deshën muaj dhe do të duhet pak kohë për pjesën e dytë.

Thjesht nuk ishte planifikuar për dje pjesa e dytë. Ne e kemi bërë raportin investigativ për shumë ditë pune. Ne na u deshën 3-4 muaj për pjesën e parë. Në të vërtetë pjesa e dytë do të jepet në vijim, por na duhet pak kohë dhe nuk kemi pasur asnjë presion. Ka presione normalisht, por transmetimi do të jepet. Çdo tentativë për të krijuar probleme nuk na ndal. Pjesa e dytë do të jepet gjatë këtij sezoni. Kryeministri Rama është treguar i gatshëm të japë një intervistë, të cilin e falënderoj për gatishmërinë e tij”, tha ai.

Më tej gazetari italian u pyet se cili reagim ka qenë më i çuditshmi si gazetar profesionist. Ai u shpreh se pakti i refugjatëve ngjall shumë mister në vetvete, teksa ngriti dyshime se ka hyrë në lojë mafia.

Historitë e çuditshme kanë qenë dy. Një pakti për emigrantët sjell për Italinë një dëm ekonomik të çmendur. Flasim për 1 mld euro, i cili nuk na ndihmon për zgjidhjen e problemit. 1 mld euro do mbulojnë vetëm 2 për qind të emigrantëve dhe është një ndryshim i çuditshëm se pse Shqipëria u tregua e gatshme të zgjidhte problemin e Italisë. Pse Shqipëria tregohet e gatshme për këtë situatë jo shumë të vërtetë dhe konteksti shqiptar është shumë bipolar. Shumë delikat dhe me një ekuilibër shumë të veçantë dhe Italia është një vend ku mafia ndikon në politikë dhe ka qenë shumë i dukshëm. Mafia italiane ka pasur shumë pushtet. Ka pasur sekretarë, zv/ministra që janë para drejtësisë të lidhur me mafien. Kështu që kjo situatë e Shqipërisë është shqetësuese dhe më keq karahasuar me Italinë. Dhe duke qenë se është ky raport, me siguri ka diçka që duhet të tregojmë vëmendje”, tha ai.

Dokumentari i “Rai 3” shkaktoi tërmet te qeveria shqiptare. Italianët akuzonin Agaçin për lidhje me krimin, teksa cilësohej si njeriu i gjithë të zezave. Kjo mërziti kryeministrin, i cili nuk ndali akuzat. Madje shkoi deri aty sa të merrte në telefon kreun e “Rai”. Dje doli dhe Meloni në mbështetje të tij. Si duket gazetarët e emisionit janë tërhequr. Por nga reagimi i Giorgio Mottola kuptohet se ata kanë nisur investigim të ri dhe po mbledhin fakte.

Publikuar nga Publik Media