E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anxhela Paparizo merr drejtimin e AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo merr drejtimin e AMVV-së

Anxhela Paparizo pritet të jetë drejtuesja e re e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), duke marrë kështu drejtimin e një prej institucioneve që luan rol në procesin e decentralizimit dhe mbështetjen e pushtetit vendor.

Paparizo ka një karrierë mbi 20-vjeçare në administratën vendore, e ndërtuar mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Gjatë viteve të angazhimit profesional, ajo ka mbajtur edhe pozicione drejtuese në struktura të qeverisjes vendore, ndërsa në eksperiencën e saj përfshihet puna në Bashkinë e Tiranës dhe në administratën e Burlingtonit, në Ontario.

Para kalimit drejt AMVV-së, Paparizo drejtoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, detyrë të cilën e mbajti deri në mesin e këtij viti.

Profili i saj profesional është shoqëruar edhe me vlerësime publike. Paparizo është nderuar me çmimin “Elitë e Gruas Shqiptare në Botë”, në kuadër të vlerësimeve për kontributin dhe karrierën e saj.

Në krye të AMVV-së, ajo pritet të pasojë Stiljan Llavdanitin, i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i komanduar i këtij institucioni.

AMVV ka në fokus mbështetjen e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe avancimin e procesit të decentralizimit, në zbatim të politikave shtetërore dhe kuadrit ligjor për pushtetin vendor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.