E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anxhelos, 10 të vrarë nga të shtënat me armë
Bota

Anxhelos, 10 të vrarë nga të shtënat me armë

Dhjetë persona u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në qytetin Monterey Park të Kalifornisë. Incidenti ndodhi në një vend vallëzimi, njoftuan autoritetet e policisë së qarkut të Los Anxhelosit.

Policia është vënë në kërkim të personit të dyshuar për ngjarjen dhe autoritetet nuk kanë ende informacion rreth motiveve të këtij sulmi.

Dhjetë persona të tjerë u dërguan në spital për t’u trajtuar për lëndime, të paktën një prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Sulmi me armë zjarri ndodhi pas orës 22:00 me orën lokale, pranë një vendi ku po festohej Viti i Ri kinez, njoftuan mediat amerikane. Mijëra njerëz morën pjesë në festimet e zhvilluara më herët gjatë ditës. Qyteti i Monterey Park-ut ndodhet rreth 11 kilometra nga qendra e Los Anxhelosit./ Voa

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.