E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i fortë i Erion Braçes: Mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane
Lajme

Apeli i fortë i Erion Braçes: Mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me hezitimin e disa prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre, duke iu kundërvënë drejtpërdrejt teorive dhe pretendimeve që qarkullojnë në publik se vaksinat mund të sjellin pasoja për shëndetin.

Përmes një reagimi publik, Braçe ka bërë të ditur se po ndjek nga afër gjendjen shëndetësore të dy fëmijëve të shtruar prej ditësh në repartin e Pediatrisë në QSUT, të cilët ndodhen në gjendje të rënduar. Sipas tij, njëri prej tyre ka rezultuar i prekur nga fruthi, një sëmundje që mund të parandalohet përmes vaksinimit.

Deputeti thekson se elementi më alarmues në këto raste është fakti se vaksinimi i fëmijëve është ndërprerë që në muajt e parë të jetës, konkretisht pas moshës gjashtëmujore. Ai sqaron se mjekët kanë konfirmuar se fëmijët, megjithëse sot janë rreth 3 vjeç, nuk e kanë ndjekur më kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit, duke i lënë të pambrojtur ndaj sëmundjeve infektive.

Sipas Braçes, kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e mesazheve të rrezikshme që promovohen nga individë pa formim profesional, të cilët shfaqen në media apo rrjete sociale duke kundërshtuar vaksinat pa asnjë bazë shkencore. Ai apelon që prindërit të mos ndikohen nga këto narrativa, por të dëgjojnë këshillat e mjekëve dhe profesionistëve të shëndetit.

Braçe nënvizon se mosvaksinimi nuk është thjesht një zgjedhje personale, por një vendim që rrezikon seriozisht shëndetin e fëmijëve dhe mund t’u lërë pasoja afatgjata. Ai kujton se kalendari i vaksinimit ka shpëtuar jetë të panumërta ndër vite dhe mbetet një nga mjetet më të rëndësishme të mbrojtjes shëndetësore për fëmijët, duke shtuar se vaksinat ofrohen falas dhe shmangin kosto të mëdha shëndetësore e financiare më vonë.

Në fund, deputeti i ka bërë thirrje prindërve që të tregojnë përgjegjësi maksimale dhe të mos bien pre e dezinformimit, duke e cilësuar këtë fenomen si një rrezik real për brezat e rinj.

Reagimi i plotë:

PER SHENDETIN E FEMIJEVE

IDIOTET QE PO DEMTOJNE DHE RREZIKOJNE JETEN E FEMIJEVE E KETIJ VENDI!
PO NDODH DICKA ME FEMIJET QE ESHTE SHUME E RENDE;

Po ndjek prej ditesh dy femije te shtruar ne PEDIATRINE E QSUT; tenperature e larte dhe gjendje e veshtire per me shume se dhjete dite;

NJERI PREJ FEMIJEVE U EGZAMINUA ME FRUTH;
Me gjase dhe i dyti do jete po me fruth.
Jane fatlum qe kane vec kaq e nuk kane pasoja prej tij.

CFARE MESOVA NGA MJEKET QE PO I KUROJNE;
FEMIJET JANE TE PA VAKSINUAR, PER FRUTHIN PO E PO, POR EDHE PER SEMUNDJE TE TJERA;
Jane tee vjec por KALENDARI I VAKSINIMIT TE TYRE eshte nderprere qe ne muajin e gjashte; prinderit nuk e kane ndjekur me kalendarin e vaksinimit te tyre;
FRUTHI ESHTE PASOJA E PARE!

KY ESHTE TMERR!
Kafshet qe flasin neper tv, media online, rrjete sociale, KUNDER VAKSINIMIT TEK FEMIJET, PO RREZIKOJNE JETEN E TYRE, PO DEMTOJNE RENDE SHENDETIN E TYRE!
Prinderit qe rrine gjithe diten ne rrjet duke pare e degjuar keto idiotesi po rrezikojne femijet e tyre;
Media qe ju keijon akses ketyre injoranteve, te paditurve, po ben te njejten gje, po rrezikon jeten e femijeve!

UNE NUK E DI SA I GJERE ESHTE FENOMENI, PO KAM FRIKE SE PAS PANDEMISE DHE FUSHATES AGRESIVE KUNDER VAKSINIMIT ME KONOTACION TE GJERE, NDALJA NGA PRINDERIT TE KALENDARIT TE VAKSINIMIT KA MARRE PERMASE!

DUHET NDALUR, DUHEN MBROJTUR FEMIJET!

Prinder ndiqni kalendarin e vaksinimit per femijet tuaj;
KY KALENDAR KA SHPETUAR FEMIJE PAGUND NE KETE VEND, BREZA TE TERE QE JANE RRITUR TE SHENDETSHEM PERMES TIJ!

BOLL ME IDIOTET E RRJETEVE!
DEGJONI MJEKET E MBRONI FEMIJET TUAJ!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.