E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i GJKKO shtyn seancën për Erion Veliajn, nesër në 12.30 merret vendimi
Lajme

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Erion Veliajn, nesër në 12.30 merret vendimi

Shtyhet nesër në 12.3 vendimi i GJKKO për Erion Veliaj

Vendimi i Apelit të GJKKO për kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliajn, i cili kërkon lirinë, është shtyrë për datën 12 mars, ora 12:30.

veliaj

Shtyrja është bërë pasi avokatët kërkojnë kohë që të njihen me provat e reja. Ndërkohë që mësohet se Veliaj ende nuk ka parashtruar argumentet e tij para togave të zeza.

Kujtojmë se më herët, avokati i Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn, duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut të Tiranës t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.

Ai ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo ti dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet nën masën detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.