E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli lë në burg mjekun me 4 gra  Dervish Hasi
Lajme

Apeli lë në burg mjekun me 4 gra Dervish Hasi

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në burg mjekun Dervish Hasi.

Kirurgu akuzohet për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”, Hasi kërkoi të ndryshonte masën e sigurisë “arrest në burg”, vendim që ishte marrë në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Avokatët e Dervish Hasit kanë deklaruar në gjykatë se: Për sa kohë s’ka ligj që i ndalon disa martesa s’ka vepër penale, kur të dali ligji mund të kishte diskutim, video që pretendohet nuk është publikuar askund.

Ndërsa vetë mjeku ka aluduar se e gjithë kjo situatë që po kalon është e stisur nga një palë e tretë pasi ai është një mjek i mirë.

Pas kësaj që më ka ndodhur mua fshihet dikush sepse un jam një nga mjeket më të mirë.

Njoftimi i Gjykatës

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasin me iniciale D. H, me profesion mjek kardiokirurg në Sanatoriumin e Tiranës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë ………, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D.H, i cili kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

– Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit, si dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 07.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

-Miratimin e vendimit datë ….. të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.