E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli rrëzon kërkesën e Lefter Maliqit për bashkinë Kuçovë
Lajme

Apeli rrëzon kërkesën e Lefter Maliqit për bashkinë Kuçovë

Sot, më datë 20.06.2023, ora 09:00, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

  1. Alma Kolgjoka (Relatore);
  2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
  3. Esmeralda Xhili (Anëtare);
  4. Emona Muҫi (Anëtare);
  5. Edlira Petri (Anëtare);

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.33 Regj.Themeltar, Datë 13.06.2023 Regjistrimi, me: 

PADITËSA: – Lefter Maliqi, përfaqësuar nga Av. Arben Llangozi dhe Av.Orgesa Serani.

– Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar nga Av. Franci Nuri.

TË PADITUR: – Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror  Zgjedhor.

– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pranë Komisionit Qendror, përfaqësuar nga Znj. Ina Osmanaj.

PERSON I INTERESUAR: Subjekti Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, përfaqësuar nga Av. Maringlen Legisi.

OBJEKTI:

Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për   rrëzimin e pikës 1 të ankimit Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kam kërkuar, hapjen e kutive për rinumërim dhe rivlerësim i votave për KZAZ-në nr.64, të gjitha QV-të duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë,(KAS) duke vendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e ҫështjes për gjykim pranë KAS.

BAZA LIGJORE:   Neni 124 e vijues i Kodit Zgjedhor, neni 4, 13, 14, 23, 24, 90, 109, 116 i Kodit të Procedurave Administrative

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me vendim të ndërmjetëm, vendosi bashkimin e kësaj ҫështje me ҫështjen nr.34 Regj. Themeltar, Datë 13.06.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar nga Av. Franci Nuri

TË PADITUR:- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pranë Komisionit Qendror, përfaqësuar nga Znj. Ina Osmanaj.

OBJEKTI: Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për rrëzimin e ankimit Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kam kërkuar, hapjen e kutive për rinumërim dhe rivlerësim i votave për KZAZ-në nr.64, të gjitha QV-të duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë, (KAS) duke vendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e ҫështjes për gjykim pranë KAS.

Në përfundim të shqyrtimit të ҫështjes Nr.33 Regj.Themeltar, Datë 13.06.2023 Regjistrimi, me Vendimin Nr. 31, datë 20.06.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, unanimisht,

VENDOSI

Pushimin e gjykimit.

Shpenzimet gjyqësore siҫ janë bërë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë më datë 20.06.2023.

Tiranë, më 20.06.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.