E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apelimi lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Tiranës
Publik News

Apelimi lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së Parë të vettingut, KPK, për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Shpëtim Kurti.

Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli sot vendimin për ankimin e subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues në mënyrë unanime, vendosi:

1- Lënien në fuqi të vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti.

2- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Kujtojmë se,në maj 2018 KPK mbylli hetimet për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti vetëm për kriterin e pasurisë. Por një kërkesë e Kurtit për t’u rivlerësuar në të tre kriteret i rihapi hetimet dhe në nëntor 2018, KPK arriti në përfundimin se prokurori nuk kalonte as testin e pastërtisë së figurës.

Rihapja e hetimeve vulosi shkarkimin e Kurtit, të cilit ndërsa i ishin gjetur më parë probleme me justifikimin e pasurisë, iu zbuluan nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) edhe kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Roland Ilian shprehej në vendim se rihetimi zbuloi kontaktet e Kurtit gjatë kohës që ishte prokuror me një person me inicialet H.M, i proceduar disa herë për trafik qeniesh njerëzore.

Njoftimi i sotëm i KPA:
Screenshot_3_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.