Apple mbyll përkohësisht dyqanet në Britani dhe Kaliforni
Ditën e sotme është raportuar se Apple ka mbyllur përkohësisht të 53 dyqanet e saj në shtetin amerikan të Kalifornisë. Shkak për mbylljen e dyqaneve ka qenë pandemia e cila është përhapur shumë në këtë shtet dhe akoma është e paqartë se kur do të hapen dyqanet.
Gjithashtu është mësuar se Apple ka mbyllur dyqanet e saj edhe në Britanine e Madhe. Sipas një zëdhënësi të Apple, në Britani janë mbyllur 16 dyqane për shkak të masave shtrënguese të marra nga ky shtet.
“Për shkak të situatës aktuale COVID-19 në disa nga vendet që ne furnizojmë, ne jemi duke mbyllur përkohësisht dyqanet në këto zona. Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe presim që ekipet dhe klientët tanë të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë zyrtare.
Sidoqoftë, klientët mund të marrin porosi ekzistuese në ditët e ardhshme, tha zëdhënësi. Deklarata nuk tha se kur Apple pret të rihapë dyqanet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



