Arbana bëhet nënë për herë të tretë
Zbulon emrin e bebit: Vajza që aq shumë kam ëndërruar
Arbana Osmani ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një vajzë. Moderatorja e dha lajmin në rrjetet sociale pak minuta më parë, duke zbuluar emrin e bebushes, të cilën e kanë quajtur Zoi.
“Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, -ka shkruar Arbana përkrah fotos së parë me vogëlushen.
Arbana është nënë e dy djemve, Joni dhe Dielli, 7 dhe 2 vjeç. Zoi është fëmija i dytë i saj me regjisorin Eduart Grishaj.
https://www.instagram.com/p/Ch9mqvrImFc/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



