E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Ahmetaj ‘flakë për flakë’ me Dumanin: Pushka top or djalë!
Lajme

Arben Ahmetaj ‘flakë për flakë’ me Dumanin: Pushka top or djalë!

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj komentoi në media hetimet e SPAK-ut ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, pas deklaratave të kryetarit të SPAK, Altin Dumani, për gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ahmetaj tha se brenda SPAK ka mosmarrëveshje për dosjen e Ballukut, duke theksuar se fokusimi i hetimeve ka kaluar nga çështje si diploma e Ballukut, te tenderë për supervizion dhe projekte infrastrukturore. Ai ngriti shqetësime mbi menaxhimin e projekteve publike dhe korrupsionin, duke përmendur raste të mëparshme si tuneli i Llogarasë dhe disa projekte arsimore.

Ish-zv/kryeministri gjithashtu komentoi marrëdhëniet personale brenda institucioneve, duke përmendur në mënyrë tensionet që ekzistojnë.

Ahmetaj theksoi se proceset e hetimit duhet të jenë më të qarta dhe të fokusohen mbi interesin publik, duke kërkuar që deputetët dhe autoritetet ligjzbatuese të sqarojnë objektivat e tyre dhe të garantojnë transparencë.

“E para dhe mbi të gjitha është se brenda SPAK ka akoma sherr për Belinda Ballukun. E dini për çfarë e ka hetuar Dumani zv/kryeministren aktuale? Dumani e ka hetuar për diplomën. Ndërkohë që këtej bëhej kërma, ai e ka hetuar për diplomën.

E dini për çfarë e thërrasin tani? Për një tender supervizioni. Është tallje e b… me drejtësinë dhe korrupsionin. Dmth aty janë gëlltitur 15 shkolla në një dorë tek tuneli i Llogarasë.

Tek Thuman-Kashar është bërë nami. 1.3 miliardë do paguajnë shqiptarët. Tek ‘‘tigrat’’ çudi e madhe që praktikisht as në Kongo nuk do guxonte djali i presidenti diktator dikur, ta bënte, por e kanë bërë. Një pyetje kam unë, korrupsioni është shtuar pas ardhjes së SPAK të Dumanit apo është pakësuar. Çfarë po ndodh me AKSHI-n. Kujt ja shesin këta, që bëjnë sikur harrojë. Budallenj janë shqiptarët, hajt ta quajmë Ben Ahmetajn të korruptuar.

Këta si institucion janë kthyer: ne nuk na rruhet, thonë këta. Unë thotë ai e kam personale me Ben Ahmetaj. Personale me mua, pushka top or djalë, por unë as nuk të njoh, as më njeh, as nuk jemi zënë.

Deputetët pse nuk ja bënë një pyetje, që këtë të ndjekurin ndërkombëtarisht. Elvin Gogaj që unë do ta akuzoj për shpërdorim detyre, e thërrite ti prokurorin e dosjes ‘Buka’ e ti thuash; o djalë, po për çfarë e akuzon këtë, se ky ka mbrojtur interesat e shtetit. Apo hajt ti biem këtij. Ky paska mbrojtur interesat e shtetit, do katandisej kokoshi një thelë,” u shpreh Arben Ahmetaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.