E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Ristani: Ai vendos ndalimin e qarkullimit, masën e gjobave e mbylljen e lokaleve
Lajme

Arben Ristani: Ai vendos ndalimin e qarkullimit, masën e gjobave e mbylljen e lokaleve

Ish-deputeti i PD Arben Ristani thotë se qeveria duhet të marrë masa më ekstreme për ata që nuk zbatojnë urdhrat dhe dalin nga shtëpia.

Mirëpo sipas demokratit, këto urdhra duhet të merren në bazë të procedurave ligjore e jo të vendosë vetë kryeministri Rama për të gjitha. Ristani shkruan se është Rama ai që vendos ndalimin e qarkullimit, masën e gjobave dhe mbylljen e lokaleve.

REAGIMI I PLOTË I ARBEN RISTANIT:

Shume jane te ndergjegjesuar per vetekarantinen, per te penguar perhapjen e virusit, por ka nevoje per masat shtetrore per te ndergjegjesuar edhe ata qe ende nuk jane te bindur. Sigurisht qe institucionet e shtetit e kane per detyre te marin masa, edhe ne ekstremitetin e tyre, ne raport me situaten shume te rende qe po kalojme, por, por, masat merren, ne rstin konkret, me vendime te qeverise, sipas procedurave qe ligji parashikon.

Ne nje shtet normal, vendimet e qeverise behen publike dhe medja ndihmon per tu njohur masivisht.

Nderkohe, medja na njeh me deklarime te Rames, nga muri i betonit te shtepise se tij, qe shpall vendime duke ju referuar vetes. Eshte ai qe vendos ndalim qarkullimin, masen e gjobave, mbylljen e lokaleve, parqeve etj.

Sigurisht qe qeveria e tij ka qene gjithnje nje tufe kukullash qe ai i luan sipas qefit, por shqiptaret kane nevoje per shtetin e tyre, per institucionet e tij, qe veprojne me dinjitet dhe respektojne ligjet.

Virusi dikur do kaloje, ashtu si kane kaluar shume fatkeqesi te tjera, por institucionet qe veprojne sipas ligjit duhen sot dhe gjithmone.

Pa ato, virusi diktatorial, e kemi me prove, sjell me shume dem se cdo virus tjeter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.