E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbitrazhi ndërkombëtar shpall të ligjshëm mbylljen e IuteCredit në Kosovë, Kurti: I shpëtuam buxhetit mbi 30 milionë euro
Lajme

Arbitrazhi ndërkombëtar shpall të ligjshëm mbylljen e IuteCredit në Kosovë, Kurti: I shpëtuam buxhetit mbi 30 milionë euro

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë publik vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar mbi heqjen e licencës të Iute Credit nga Banka Qëndrore e Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, Kurti shkruan se pretendimet e ngritura nga kompania mikrofinanciare për një mbyllje arbitrare janë rrëzuar në arbitrazh dhe vendim për heqjen e licencës ka qenë i drejtë.

Ai shton se si pasojë e kësaj fitoreje Ministria e Drejtësisë i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve të Kosovës një shumë mbi 30 milionë euro.

POSTIMI I PLOTË

Republika e Kosoves shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve. Republika jonë ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë.

Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhen poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit.

Paneli i arbitrave vërtetoi që institucionet tona nuk kanë shkelur ndonjë nga obligimet e parapara sipas Ligjit për Investime të Huaja, duke konfirmuar ligjshmërinë e tyre.

Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat.

Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro.

Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë Euro.

Falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë si dhe ekipin përfaqësues të Squire Patton Boggs, për fitoren e Republikës së Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.