Ardi Veliu: Policia i’a ka dalë me se miri me sfidat e tre viteve të fundit
Në konferencën e zhvilluar nga Ministria e Brendshme ditën e sotme ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Veliu po ashtu si ministri Çuçi ka theksuar se rezultatet e mira nga anketimi suedez që tregojnë përmirësim të kënaqësusë së publikut ndaj Policia kanë ardhur prej rezultateve të arritura.
Më poshtë ai ka vazhduar duke treguar shifrat e tre viteve të fundit dhe është shprehur se Policia i’a ka dalë me se miri edhe në këtë situatë që ndodhemi.
Në fjalën e tij Ardi Veliu tregon se 80% e qytetarëve ndihen shumë të sigurt ose të sigurt, ndërsa 65% të tjerë theksojnë se Policia i trajton me respekt, kurse 60% thonë se Policia është e paanshme.
”Matja e kënaqësisë së publikut është e nevojshme për matjen e performancës. Për rritjen e transparencës. Majft i kënaqur që ky vlerësim në vazhdim të traditës është kryer dhe hartuar nga aktorë të pavarur dhe të huaj.
Ndihemi të vlerësuar për konkluzionet e studimit, për ndjesitë e publikut, sjelljen e Policisë, transparencën e përgjegjshërinë
Desha të ndalesha në veprimtarinë e Policisë që ka sjellë rezultatet e dëshiruara.
Përveç prioriteteve kombëtare, Policia i ka kushtur vëmendje policimit në komunitet. Duke ngritur struktura afër komunitetit. Zyrat e pritjes së qytetarëve janë rikonstruktuar, ose janë ribërë, janë përmirësuar normat e procedurat e punës, dhe shërbimi ndaj publikut.
Të gjitha këto kanë sjellë përmirësimin e kënaqësisë së publikut, ku 80% e të anketuarve ndjehen shumë të sigurt apo të sigurt. E nevojshme të ndalemi tek treguesit konkret që lidhen me sigurinë e qytetarëve. Vrasjet me dashje, nga 102 në 11 mujorin e parë të 2013, në 52 në 2019, dhe 45 në 2020. Vjedhje me pasojë vdekjen nga 6 raste në 2013, asnjë rast 2019, asnjë rast 2020 në 11-mujorët më parë.
Vitet 2018, 2019, 2020 kanë qenë vite sfidash, pasi është përballur me sfida si mbarëvajtja e zgjedhjeve, pandemisë, turizmit dhe protestave.
Policia ia doli të përballet me sfidat duke vendosur standarde të larta për sjelljen e Policisë. Kjo prek kualifikimit, trajtimit, por edhe marrjen e masave dhe mbajtjes së qëndrimit të punonjësve të Policisë që kanë shfaqur të meta.
65%e qytetarëve thonë se policia i trajont njerëzit me respekt, dhe 60% se është e paanshme, duke rikuperuar me 8% nga viti 2018.
Rezultatet e këtij studimi janë më pozitive se në 2018. Ashtu siç e përmenda dhe më lart se ky studim do i vlejë policisë për masat e mëtejshme në të ardhmen. Vërehet se disa tregues ka rënie të lehtë. Edhe pse treguesit janë përmirësuar dukshëm janë poshtë mesatares së BE. Do të analizohen shkaqet”, është shprehur Ardi Veliu në fjalën e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



