Ardit Çela: Parregullësi të jashtëzakonshme në zgjedhje
Do dëgjoni çudira. Ka pasur parregullësi të jashtëzakonshme në zgjedhje. Ka probleme me votimin në qarkun e Beratit, disa QV të pavlefshme. Ne kemi kërkesën se ka parregullësi në zgjedhje dhe kemi kërkesën gjithashtu edhe për rezultatin final. Janë konstatuar shumë probleme si blerja e votës, deri te rastet konkrete për parregullësi në qarkun Berat. Mund të ndodhë edhe që pajisja elektronike të mos punojë. Mungon edhe nënshkrimi manual në listën e zgjedhësve, ne nuk dimë se kush ka votuar aty.
Disa qendra të votimit në Berat janë të pavlefshme. Në Ullinjas, Komisioni ka shtuar votues. Duket qartë se në kuti janë futur duart, e prandaj rezultati i kutisë nuk mund të merret për bazë. Edhe në Urën Vajgurore ka probleme. Iu thashë se do dëgjoni çudira, ku një fletë e quajnë të përdorur dhe një të papërdorur”, tha Çela.
Ardit Çela nënvizoi se Shqipëria nuk duhet kurrsesi që të kthehet në standardin e para 20 viteve, kur kutitë mbusheshin me vota.
“KQZ-së i kemi bërë kërkesë që të na vendosë në dispozicion process-verbalet dhe të shikojmë si është gjendja. KAS të marrë një vendim. Nuk mund të kthehemi në standardet e para 20 viteve, që të mbushen kutitë. Grupet e numërimit kanë firmosur që në këtë ZAZ ka fletë tepër dhe madje është firmosur edhe nga anëtarët e PS-së. Ata e kanë pasqyruar si parregullësi, por e kanë konsideruar normale. Vetëm me tre kuti që presim të rinumërohen ndryshon rezultati dhe mandati shkon për ata mijëra votues të LSI”, u shpreh Çela.
Më tej, Çela deklaroi se pavlefshmëria e qendrave të votimit në Berat të konstatuara problematike nga LSI, është e padiskutueshme.
“Ne nuk flasim për pretendime, por për fakte. Shumë fletë janë të pavlefshme. Kur të rinumërohen votat në kuti, del e vërteta. Nuk merret vesh se kush ka votuar. Unë do uroja shumë që të përsërisin zgjedhjet, pavlefshmëria e këtyre qendrave të votimit të konstatuara nga forca jonë politike nuk duhet të diskutohet, sepse kthehemi pas në kohë”, përmbylli Çela.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



