E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aretha Franklin dhe Elvis Presley,  vdiqën në  një ditë
Publik News

Aretha Franklin dhe Elvis Presley, vdiqën në një ditë

Mbretëresha e muzikës soul, Aretha Franklin, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare më 16 gusht, plot 41 vjet pas vdekjes së Mbretit, Elvis Presley.

Elvis – “The King”, vdiq më 16 gusht 1977 pas një ataku kardiak, në një moshë shumë më të re, vetëm 42 vjeç, me drogën që thuhet se luajti një rol të rëndësishëm. Një koincidencë interesante, por jo e vetmja.

Aretha Franklin u lind në Memphis, Tennessee, në qytetin ku Elvis vdiq, në pronën e tij në Graceland e ku prehet bashkë me prindërit dhe gjyshen.

Mbreti dhe Mbretëresha e muzikës amerikane, pjesë integrale e pop culture në SHBA, do të mbeten përjetësisht të lidhur jo vetëm prej ditës së vdekjes, por edhe të përbashkëtës me njërin prej qyteteve më muzikorë të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.