E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arian Çani paralajmëron “furtunë” nga SPAK!
Lajme

Arian Çani paralajmëron “furtunë” nga SPAK!

Altin Dumani ka dosje të tmerrshme

Gazetari Arian Çani duke folur rreth raportit vjetor të bërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se Prokuroria Speciale ka në dorë dosje “të tmerrshme”.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania” Çani tha, se Altin Dumani gjatë raportimit të tij në një farë mënyre dha mesazhe për policinë, kryeministrin dhe ministrin e punëve të brendshme.

“Ai është kryetari i një institucioni shumë të përfolur tani. Ai duhet të japë edhe mesazhe të tilla që mirë po biem majtas e djathtas, por do fillojmë të biem edhe nga policia. Ai i çon mesazh kryeministrit, Taulant Ballës dhe të gjithë policisë poshtë.

Mesa duket paska dosje të tmerrshme që akoma pritet të ekzekutohen tani. Në një farë mënyrë, mua më shumë se i shqetësuar për atë që ka ndodhur më duket i shqetësuar për atë që do të ndodhë”, tha Arian Çani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.