E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arjan Çani: Në Shqipëri jeta nuk ka vlerë!
Lajme

Arjan Çani: Në Shqipëri jeta nuk ka vlerë!

Arjan Çani ka folur për situatën e kriminalitetit në Shqipëri dhe faktin që janë shtuar ngjarjet kriminale, atentatet, vrasjet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se vendi është inkriminuar dhe jeta është zhvlerësuar.

“Nuk futem në detaje. Mua më është lodhur aq shumë koka me emra, mua më duken njësoj këta, nuk ka rëndësi si quhen. Një bien nga këta dhe qindra ngrihen.

Në këtë vend, unë nuk kam pritshmëri që do të ndodhte ndryshe. Këtu pak vrasje po ndodhin, duhet të ndodhin edhe më shumë. Jeta publike është e inkriminuar dhe jeta nuk ka vlerë.

Nëse më thua, që në fund të tunelit, dëshmitë e tyre do të marrin me vete politikanë dhe ti zhdukin, atëherë do të më interesonte. Nëse marrin me vete njerëz të rëndësishëm që menaxhojnë taksat tona.

Nëse marr vesh që veprojnë për llogari të tyre, bëjnë pagesa vrasjesh dhe nuk inkriminohet asnjeri i politikës, atëherë kujt i plasi?”, tha Çani.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.