E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arkitekti i vilës së Veliajt në Qerret jep llogari në SPAK
Lajme

Arkitekti i vilës së Veliajt në Qerret jep llogari në SPAK

Arkitekti Olsi Eftimi, i cili dyshohet se ka ndërtuar vilën në Qerret që sipas SPAK lidhet me kryebashkiakun Erion Veliaj, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Burime bëjnë me dije se Eftimi ka mbërritur rreth orës 14:00 dhe ka qëndruar për rreth tre orë në SPAK, duke u larguar nga ambientet e institucionit afërsisht në orën 17:00.

Pas daljes nga Prokuroria, ai është shmangur çdo komunikimi me mediat, duke mos dhënë asnjë koment lidhur me arsyen e thirrjes apo çështjen për të cilën është pyetur.

Prania e tij në SPAK lidhet me hetimet në vijim për vilën në Qerret, një çështje që ka ngjallur interes të madh publik dhe politik. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi ecurinë e hetimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.