E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Armando Subashi dhe Alqi Bllako merren në pyetje nga SPAK për inceneratorët, vjen reagimi i parë i PS: Nuk bëhemi mburojë për askënd që ka probleme me ligjin
Lajme

Armando Subashi dhe Alqi Bllako merren në pyetje nga SPAK për inceneratorët, vjen reagimi i parë i PS: Nuk bëhemi mburojë për askënd që ka probleme me ligjin

Deputeti i PS Eduard Shalsi ka komentuar marrjen në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve të kryebashkiakut socialist Armando Subashi dhe deputetit Alqi Bllako.

Në një komunikim me mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Shalsi dha të njëjtën përgjigje si kryeministri, duke theksuar se PS nuk bëhet mburojë e asnjë personi që ka probleme me ligjin.

Pyetje: Çfarë do ndodhë nëse do ketë arrestime të tjera, keni një koment për marrjen në në pyetje të këtyre dy socialistëve, Armando Subashi dhe Alqi Bllako?

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi: E thashë që në krye të herës që ne jemi iniciuesit e reformës në drejtësi e kemi mbështetur pa ekuivok që në krye të herës ndërtimin e institucioneve të drejtësisë dhe kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin dhe këtë e kemi dëshmuar me vepra. Qëndrimi ynë shumë i qartë pa asnjë ekuivok mbështesim dhe respektojmë organet e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.