E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arratiset Moisi Habilaj nga burgu nē Itali
Publik News

Arratiset Moisi Habilaj nga burgu nē Itali

Moisi Habilaj, i akuzuar për trafik droge drejt Italisë, është arratisur nga shtëpia ku qëndronte me urdhër të drejtësisë italiane në “Arrest shtëpie”.

Më 17 dhjetor 2020, Apeli i Katanias lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Habilajn, duke e dënuar atë me 15 vite e 5 muaj burg. Duke qenë se avokatët e tij e kishin apeluar dhe këtë vendim, shqiptari po qëndronte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Report TV bën me dije se ai nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë

Së bashku me të u dënuan edhe Meridian Sula (8 vite), Nezar Seiti (6.8 vite), Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko. Në Shkallën e Parë Sulaj u dënua 7.4 vite dhe Seiti 6.4 vite burg.

Kujtojmë se, Moisi Habilaj është konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptare. Vëllai i tij Florian Habilaj vijon të jetë në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.