E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arratisje “spektakolare” nga duart e policisë
Lajme

Arratisje “spektakolare” nga duart e policisë

Një qytetar i cili ishte ndaluar për kontroll rutinë nga patrulla e përgjithshme e policisë në Kamëz, është arratisur pasi nuk ka pranuar ti nënshtrohet kontrollit.

Burime nga policia bëjnë me dije se jane vënë në ndjekje të tij dhe do kryhet dhe verifikimi nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë urdhër ndalimi, apo është i dyshuar për ndonjë vepër penale.

Mos bindja ndaj punonjësit të policisë është vepër penale, me të cilën i arratisuri do përballet, pasi sipas nenit 236 të kodit penal, kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.