Arrest me burg për Fatjon Muratin
U kap në makinën e blinduar me Doklen dhe Reçin
Më 8 tetor policia e Tiranës kapi Fatjon Muratin i cili ishte në një makinë me Endrit Doklen dhe kunatin e këtij të fundit Gentjan Reçi i cili ishte shofer.
Sot Gjykata e Tiranës e Apelit Tiranë ka miratuar masën e arrestit me burg për Fatjon Muratin, i akuzuar për arsenalin e armëve ne zonën e Tegut.
Ngjarja ndodhi në korrik të ketij viti, teksa sot Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Muratin.
Ky i fundit dyshohet edhe i përfshirë në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë.
Ai ishte një nga personat që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje në lidhje me masakrën e ‘Fushë-Krujës’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



