Arrestimi i 2 grabitësve të vjedhjes së bujshme në Rinas
Detaje të reja nga arrestimi i vëllezërve të shumëkërkuar Klement dhe Eldi Çala për vjedhjen e 6.5 mln eurove në Rinas.
Gjatë arrestimit në banesën e tyre të marrë me qira në Golem u është gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 100 mijë eurosh që dyshohet se është pjesë e parave të grabitura në Rinas.
Klement dhe Eldi Çala janë arrestuar pas 1 viti në kërkim dhe në këtë megaoperacion janë përfshirë 300 forca policore të cilët kanë sekuestruar gjithashtu edhe 3 pistoleta si dhe municione e granata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



