E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, terror për mbylljen e gojës
Flash

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, terror për mbylljen e gojës

Akuzat të forta nga kreu i PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të avokatit Ulian Barjami në Elbasan, duke e cilësuar atë si një akt terrori institucional ndaj profesionistëve të drejtësisë. Sipas Berishës, ky arrestim ka për qëllim të frikësojë dhe t’u mbyllë gojën avokatëve në sallat e gjyqit.

Duke folur nga jashtë ambienteve të SPAK, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke e quajtur kreun aktual të saj, Ilir Proda, “anëtar bande”.

“Që nga koha e diktaturës, arrestojnë avokatin në Elbasan. Pse? Sepse i tha prokurorit do të bëj padi penale. Çfarë fyerje dhe kërcënim është ky?” u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë si një rast të pashembullt të abuzimit me pushtetin.

“Ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, kjo është terror mbi shumë avokatë, që t’u mbyllet goja në sallën e gjyqit.”

Berisha tha se fillimisht kishte menduar se avokati mund të kishte humbur kontrollin apo të kishte reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj prokurorit, por, sipas tij, pamjet filmike tregojnë të kundërtën.

“Kur dëgjova, mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin. Por kur pashë me regjistrime se çfarë ka ndodhur, ky është turp, vetëm drejtësi nuk është. Kjo nuk ndodh kurrë.”

Në përfundim, ai akuzoi autoritetet se po përdorin drejtësinë si mburojë për krime, duke i quajtur ata “dy herë kriminelë”.

“Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminelë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.