E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Goros/ Mediat greke: Pala shqiptare shpreson të qetësojë Athinën, dosja lidhet me ish-ministren e Ramës
Lajme

Arrestimi i Goros/ Mediat greke: Pala shqiptare shpreson të qetësojë Athinën, dosja lidhet me ish-ministren e Ramës

Arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro bën bujë edhe në mediat greke.

Gazeta e madhe Protothema shkruan se ndoshta me këtë arrestim, si dhe me caktimin e Vangjel Tavos si prefekt i Vlorës, pala shqiptare synon të qetësojë Athinën.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Ky është kryebashkiaku i emëruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Arrestimi i Jorgo Goros vjen pas shumë ankesave për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim prone”.

Mirëpo, të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson makinacionet e Ramës, ndërkohë që gjykata e Shqipërisë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryetarit të komunës. Në të njëjtën kohë, edhe Athina po reagonte për qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë edhe pse i kishte humbur zgjedhjet.

Ndoshta momenti i arrestimit nuk është i rastësishëm, pasi pak ditë më parë Rama emëroi si prefekt të qarkut të Vlorës ish-deputetin minoritar të Partisë Socialiste Tavo, i cili në këtë mënyrë ka edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës,” shkruan gazeta.

“Bëhet me dije se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme dhe ish-ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Nga ana tjetër, Mihallaq Bonjaku, pretendonte se i ishte vjedhur prona ose më saktë një pjesë e pronës, për të cilën Artan Gaçi ishte shpallur investitor strategjik dhe kishte nisur ndërtimin e një resorti luksoz. Siç shprehet ai, prona e tij ishte e rrethuar dhe nuk u lejua të hynte.

Goro është arrestuar në një lokal në Dhërmi, ndërsa në momentin e arrestimit ka qenë edhe një prokuror,”thekson Protothema.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.