E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Henri Çilit/ Kryente telefonata me gjyqtaret për lirimin nga burgu të bandës së Lazaratit
Publik News

Arrestimi i Henri Çilit/ Kryente telefonata me gjyqtaret për lirimin nga burgu të bandës së Lazaratit

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i Henri Çilit botues, analist dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës.

Mësohet se Çili është arrestuar për llogari të policisë së Gjirokastrës me akuzën për korrupsion te organet e drejtësisë. Bashkë me Çilin është arrestuar dhe avokati i tij Ilir Korbi dhe 7 persona të tjerë.

Arrestimet janë kryer me urdhër të prokurorisë së Përmetit, dhe dyshohet se ata ndikonin për të liruar anëtarët e bandës së Lazaratit.

Emri i Çilit del në përgjime për ndërhyrje te një gjyqtar, për lirimin nga burgu të dy të burgosurve të arrestuar në Lazarat.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Aliko, të cilët janë dënuar me burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, ndodhur në Lazarat gjatë aksionit të policisë në vitin 2015, kundër kultivimit të drogës.

Aksioni ka nisur dje në mbrëmje dhe botuesi është ndaluar sot nga oficerët e policisë Tiranë. Henri Çili fillimisht është mbajtur një orë në drejtorinë e Tiranes dhe pastaj në Drejtorinë e Përgjithshme.

Newsbomb.al mëson se në minutat në vazhdim policia e shtetit do të dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë detaje rreth kësaj ngjarje që ka tronditur opinionin.

Pas arrestimit të Çilit është rrethuar EUT, ku kanë vijuar kontrollet gjatë mesnatës.

Henri Çili është pronar i UET, njëherazi themelues i botimeve “Mapo”, medie të cilën e ka themeluar në korrik të vitit 2010, por që e ka shitur disa muaj më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.