E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i vëllait të Elda Hotit, Balla: Narkosin e paskeni në shtëpi!
Lajme

Arrestimi i vëllait të Elda Hotit, Balla: Narkosin e paskeni në shtëpi!

Kreu i grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, solli në vëmendje gjatë seancës plenare një zhvillim të fundit që lidhet me familjen e deputetes së opozitës Elda Hoti. Ai përmendi arrestimin në Itali të vëllait të saj, duke theksuar se shumica socialiste nuk do të reagojë politikisht ndaj rastit, ndryshe nga mënyra se si, sipas tij, do të kishte vepruar opozita.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se nëse një ngjarje e tillë do të përfshinte një deputet të mazhorancës, reagimi i opozitës do të ishte i ashpër dhe i menjëhershëm. Sipas tij, përfshirja e një familjari në një çështje penale nuk duhet të përdoret për sulme politike, pasi përgjegjësia është individuale dhe nuk lidhet me funksionin publik të të afërmve.

Ai theksoi se shumica parlamentare nuk do të bëjë deklarata politike për këtë çështje dhe nuk do ta shfrytëzojë arrestimin për përplasje mes palëve në Kuvend, duke shtuar se ligji trajton individët dhe jo lidhjet familjare.

“Imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur ndaj familjarëve të një deputeteje të PD ti kishte ndodhur njërit prej PS. Ju do të kishit ardhur këtu do të kishit bllokuar foltoren, do të bërtisnit, në burg, arrestojeni. Është grup i struktura kriminal se vëllai dhe motra. Ç’punë ka motra s çfarë bën vëllai në kuptimin  e ligjit. Nuk keni për të dëgjuar asnjë deklaratë nga ne kështu. Se na doli narkosi vëllai i Elda Hotit. Nuk do ë bëjmë ne asnjë deklaratë, as për rastin në fjalë meqë narkosin  paskeni brenda shtëpisë tuja”, tha Taulant Balla.

Ndërkohë, një ditë më parë autoritetet italiane arrestuan në Romë vëllain e deputetes, Markelian Hoti. Sipas raportimeve të mediave italiane, 27-vjeçari akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku dyshohet se ishte strehuar në një hotel së bashku me partneren e tij.

Arrestimi u realizua pas një hetimi të përbashkët të strukturave të antidrogës në Itali dhe Interpol, të cilat kishin ndjekur lëvizjet e të dyshuarit për një periudhë kohe. Operacioni përfundoi me ndalimin e tij në një strukturë hoteliere, ku mendohej se po fshihej për t’iu shmangur drejtësisë.

Ngjarja ka rikthyer debatet politike në Kuvend, por deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga Partia Demokratike lidhur me deklaratat e bëra nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.