E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos dhe përplasje në Kuvend, Bora Muzhaqit i marrin kartën
Lajme

Kaos dhe përplasje në Kuvend, Bora Muzhaqit i marrin kartën

Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga tensione të forta dhe situata kaotike, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të punimeve nga drejtuesi i saj, Niko Peleshi.

Pas afro katër orësh debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës – ku në fokus ishin çështje si siguria kombëtare dhe akuzat për lidhje të strukturave shtetërore me krimin – situata u përshkallëzua menjëherë pasi Peleshi i komunikoi dy masa disiplinore deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Ky vendim shkaktoi reagim të menjëhershëm nga deputetët e opozitës, të cilët u ngritën nga vendet e tyre dhe u drejtuan drejt foltores. Një pjesë e tyre, përfshirë Elda Hotin dhe Gazment Bardhin, iu afruan zonës ku qëndrojnë deputetët e mazhorancës, duke rritur tensionin në sallë.

Në një moment të përplasjes, Hoti i ka marrë kartën e identifikimit ministres Bora Muzhaqit, ndërsa Bardhi është përfshirë në debate të drejtpërdrejta me deputetët socialistë.

Debatet mes Nokës dhe Peleshit kanë qenë veçanërisht të ashpra. Kryesuesi i seancës i tërhoqi fjalën Nokës dhe njoftoi masën e dytë disiplinore, ndërsa ky i fundit reagoi me tone të forta, duke refuzuar ndërhyrjet dhe duke vijuar akuzat nga foltorja.

Përplasjet verbale dhe tensioni i krijuar çuan në ndërprerjen e seancës për disa minuta, ndërsa tentativa për rikthimin e rendit në sallë vijoi mes vështirësish.

Ngjarja pasqyron klimën e ndezur politike në vend dhe thellimin e përçarjeve mes palëve, duke e kthyer edhe këtë seancë në një nga më të tensionuarat e fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.