E trishtë! Ndahet nga jeta bashkëshorti i deputetes Elda Hoti
Një lajm i hidhur ka prekur familjen e deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti. Bashkëshorti i saj, Ladi Ndoja, është ndarë nga jeta parakohe, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një foto familjare me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre.
“U prehsh në paqe i miri i zemrës time!
Ladi im 💔 Shpirti im 💔
Do na mungosh gjithë jetën 💔”

Ndarja nga jeta e Ladi Ndojës ka sjellë mesazhe të shumta ngushëllimi nga kolegë të politikës, miq e mbështetës të deputetes demokrate.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



