Arrestohen babë e bir te Lumi i Shalës,
Babë e bir janë vënë në pranga pasi kërcënuan me armë pneumatike drejtuesin e varkës në Lumin e Shalës për motive konkurrence.
58-vjeçari i kërcënuar ka kallëzuar në polici se ishte kërcënuar nga dy shtetas në fushën e transportit me varka të turistëve në lumin e Shalës.
Policia kontrolloi shtëpinë e dy shtetasve, ku gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën pneumatike dhe një thikë që mbanin pa leje.
Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç të cilët janë të akuzuar për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



