E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen  grabitësit që lidhën çiftin me fëmijën dhe morën 40 mijë lekë
Publik News

Arrestohen grabitësit që lidhën çiftin me fëmijën dhe morën 40 mijë lekë

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë tre autorët e dyshuar të grabitjes së shtëpisë në Zall Herr, mbrëmjen 30 prillit, duke u hequr si efektivë policë që kishin hyrë në shtëpi për kontroll armësh.

Policia njoftoi se autorët e dyshuar të grabitjes së shtëpisë së shtetasit B.Z janë J.A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec) dhe N. B., 20 vjeç e D. B., 26 vjeç (vëllezër), u kapën në fshatin Tapizë, Nikël;

Bëhet e ditur se nën cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë. Aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.