E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen katër persona brenda 24 orëve në Tiranë
Publik News

Arrestohen katër persona brenda 24 orëve në Tiranë

Katër persona janë arrestuar brenda 24 orëve në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shigjetat” u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit E. Th., 20 vjeç dhe K. K., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj këtyre shtetasve nga Policia, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis).

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bar kafen që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuterike, e cila shërbente për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “ Dhuna në familje”, shtetasi E. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Zydi Herri” ka ushtruar dhunë fizike ndaj 2 shtetasve, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.