Arrestohen katër policët grekë sepse torturuan shqiptarin e burgosur
Tre oficerë policie dhe shefi i tyre janë arrestuar pasi u akuzuan nga një shqiptar i burgosur për torturë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor.
Sipas CNN Greece, shqiptari, i cili ndodhet në burg për trafikim droge dhe grabitje, është ankuar në polici se teksa po transferohej me makinën e policisë nga Selaniku në Korydallos, katër efektivët e kanë goditur në kokë.
Në dëshminë e tij, i burgosuri bën me dije se i ka kërkuar ujë policëve, por ata nuk i dhanë.
Ai deklaroi gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë.
Brenda fugonit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur shqiptarin

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



