Arrestohen pronarët e shtëpisë, mbajtën peng 4 pushuesit nga Kosova
Dy persona ranë në pranga në Durrës pasi morën peng katër shtetas kosovarë për akuzën e mospagimit të akomodimit. Veprimet e shpejta të Policisë Durrës identifikuan dhe arrestuan 2 autorët e dyshuar për këtë ngjarje.
Sipas njoftimit zyrtar, pas kallëzimit të disa shtetasve kosovarë, që në lagjen nr. 13, në Durrës, dy persona i kishin marrë peng atyre në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime. Policia menjëherë angazhoi punën për identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.
Rezultati i punës së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ishte kapja dhe arrestimi i shtetasve N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbanë peng për rreth 45 minuta katër shtetas kosovarë që ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi e pronësisë së shtetasit D. K. dhe i akuzonin se nuk kishin paguar për akomodimin.
Materialet e ndërmarra nga Policija iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme dhe për trajtimin e çështjes në gjykim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



