E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet  17-vjeçari që  publikonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri
Publik News

Arrestohet 17-vjeçari që publikonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit K. S, banues në Kombinat, Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Policia identifikon, kap dhe arreston 17-vjeçarin që reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit  automatike si dhe një armë e ftohtë(thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit e Policisë Nr.6, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim apo personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17 -vjeçarit, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajer.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit K. S, banues në Kombinat, Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.