E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 23-vjeçari në Kukës, lëviste i armatosur
Lajme

Arrestohet 23-vjeçari në Kukës, lëviste i armatosur

Policia në Kukës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur në qytet.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy shokë të të riut, për moskallëzim krimi. 23-vjeçari i arrestuar është shtetasi Taulant Haxhiu.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte i armatosur me armë zjarri automatik si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një tjetër armë zjarri , arrestohet në flagrancë 23- vjeçari.

Vihen në pranga dhe dy shokët e tij, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjeti me të cilin lëvizte i armatosur 23 vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Kukës në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Armed”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve;

Taulant Haxhiu., 23 vjeç, banues në fshatin Shishtavec, për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

E.Ç., dhe A .S., të moshës 23 vjeç, të dy banues në fshatin Shishtavec, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “Benz”, me drejtues shtetasin T.H., dhe pasagjerë shtetasit E. Ç., dhe A.S. Gjatë kontrollit në automjetin, u gjet një armë zjarri automatik, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit T.H., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një tjetër armë zjarri ( pushkë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.