E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 36 vjeçari, ja për çfarë akuzohet
Lajme

Arrestohet 36 vjeçari, ja për çfarë akuzohet

I hodhën garanatë për ta vrarë, por shpëtoi mrekullisht!

Policia ka vendosur në pranga 36 vjeçarin Sokol Pepushi, të cilit i hodhën një granatë për ta vrarë në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”.

Granata shpërtheu pa shkaktuar dëmtime në njerëz, ndërsa 36 vjeçari u largua nga vendngjarja pa njoftuar policinë.

Ai akuzohet se për “Moskallëzim  krimi”, ndërsa autori i ngjarjes, 46 vjeçari Admir Zogaj është arratisur dhe vijon puna për kapjen e tij.

Admir Zogaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi A. Z. ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi S. P. është larguar pa njoftuar Policinë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Z. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit A. Z., si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit S. P.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.