E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet 40-vjeçari në Fushë-Krujë
Lajme

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet 40-vjeçari në Fushë-Krujë

Policia ka arrestuar në Fushë-Krujë 40-vjeçarin me inicialet A.G., pas një operacioni të zhvilluar në ambientet e një hoteli që raportohet se është në pronësi të tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet ku ndodhej 40-vjeçari, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit pistoletë. Gjithashtu, sipas informacioneve paraprake, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe një jelek antiplumb dhe një shumë parash që dyshohet se arrin në rreth 20 mijë euro.

Operacioni për arrestimin e A.G. raportohet se është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë.

I arrestuari është një person i njohur më herët për autoritetet. Ai është arrestuar edhe në vitin 2017, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Fushë-Krujë.

Në atë kohë, A.G. dyshohej se ishte përfshirë në një tentativë vrasjeje ndaj një 25-vjeçari. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 21:00, në qendër të Fushë-Krujës.

Sipas të dhënave paraprake, 40-vjeçari rezulton të ketë pasur edhe precedentë penalë në Itali, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme rreth rasteve për të cilat është proceduar në shtetin fqinj.

Pritet që Policia e Shtetit të publikojë një njoftim zyrtar për operacionin, materialet e sekuestruara dhe akuzat konkrete që lidhen me arrestimin e 40-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.