E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prona i futi në sherr, 47-vjeçari në Vlorë i nxjerr armën vëllait
Lajme

Prona i futi në sherr, 47-vjeçari në Vlorë i nxjerr armën vëllait

Policia e arreston në flagrancë

Një konflikt mes dy vëllezërve për motive pronësie ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, pas një konflikti brenda familjes. Sipas policisë, 47-vjeçari me inicialet J. T. dyshohet se ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij, për shkak të një konflikti lidhur me pronësinë.

Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”, efektivët kanë arrestuar në flagrancë 47-vjeçarin, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë.

Policia bën me dije se i arrestuari ka pasur edhe më herët probleme me drejtësinë, pasi rezulton me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërhyrja e shpejtë e uniformave blu, sipas policisë, ka bërë të mundur parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit familjar, që në këtë rast përfshinte edhe përdorimin e armës së zjarrit.

Materialet procedurale në ngarkim të 47-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.