E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 44-vjeçari në Krujë, ushtronte dhunë fizike ndaj gruas
Lajme

Arrestohet 44-vjeçari në Krujë, ushtronte dhunë fizike ndaj gruas

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.

Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari.

Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.