E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 57-vjeçari nga Kuçova, abuzoi me të miturën 10 vjeçe
Publik News

Arrestohet 57-vjeçari nga Kuçova, abuzoi me të miturën 10 vjeçe

Dyshohet se i arrestuari ka abuzuar për afro 2 vjet me vajzën e mitur, që jetonte në lagjen “1Maji”.

Gjatë denoncimit të kryer sot në polici, ku 10-vjeçarja shoqërohej nga prindërit dhe një psikologe, rrëfeu historinë e abuzimit.

E mitura është dërguar për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike. Policia arrestoi sot 57-vjeçarin nën akuzën  “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.

Ngjarja i ka kaluar tashmë për hetim Prokurorisë së Rrethit Berat, për zbardhjen e plotë të dinamikave të saj.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., 57 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 10 vjeçe.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.