Arrestohet bashkëpunëtori i vajzës
E goditën edhe me sende të forta dhe mjete prerëse
![]()
Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin Çlirim Dogani, lidhje shoqërore me 26-vjeçaren Rama dhe të ëmën e saj. Bashkëpunëtori i Ermalinda Ramës, 26-vjeçares akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen babait e saj, Anesti Rama.
NJOFTIMI ZYRTAR
Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj. Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.
Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.
Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



