E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet distributori i kompanisë ushqimore
Publik News

Arrestohet distributori i kompanisë ushqimore

Ndalohet për prodhim dhe falsifikim të mallrave, distributori i një kompanie që tregton mallra ushqimore në Fier.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “OPSION IX”, specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin:

R. G., 38 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, me detyrë agjent shitje në një kompani që tregton mallra ushqimorë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka prodhuar dhe falsifikuar produkte të ndryshme ushqimore dhe i ka hedhur në treg me emrin e kompanisë ku punonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulimi i tregut” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.