E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet efektivi i policisë
Lajme

Arrestohet efektivi i policisë

Një efektiv i policisë Kufitare Vlore është arrestuar për korrupsion pasiv. Bledar Shele është vënë në pranga nga SHÇBA pasi dyshohet se i kërkoi 100 euro një personi për të lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk përmbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë ne zonën “Shengen”.

Aksioni

Në kuadër të operacionit “Blue border”, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlore kanë goditur një rast të korrupsionit pasiv.

SHÇBA kishte regjistruar procedimin penal në Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me herët.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme.

Strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë Bledar Shelen, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës.

Efektivi i pikës së kalimit kufitar dyshohet se i kërkoi 100 euro një shtetasi për të lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk përmbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë në zonën “Shengen”.

Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan sasia prej 100 eurosh në cilësinë e provës materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.