E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet hajduti i celularëve në Kucovë
Lajme

Arrestohet hajduti i celularëve në Kucovë

 

Një 25-vjecar u arrestua nga Policia në Kucovë pasi akuzohet për vjedhje në një dyqan celularësh.

Klaudio Naska, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ka vjedhur 23 celularë dhe një lap top, pasi ka goditur me thikë shitësin në dyqaninin e celularëve. Policia arriti të arrestojë të riun, ndërkohë nuk është identifikuar ende bashkëpunëtori i tij.

Njoftimi zyrtar i policisë

Falë reagimit të shpejtë të policisë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i vjedhjes me pasojë plagosjen, në një dyqan celularësh.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Klaudio Naska, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë,( i dënuar më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje”).

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) puntorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe nje Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe  pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer   xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit  E.I.

Shtetasi E.I ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët falë reagimit të shpejtë bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

•23 aparate celular të markave të ndryshme.

•1 laptop

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘‘Vjedhje me Dhunë‘‘ , ‘‘Plagosje e lehtë  me dashje‘‘, “ Shkatërrim prone“, “Kanosje” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139, 89, 150, 84 dhe 22 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.