Arrestohet i riu amerikan në Elbasan, drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident
Një shtetas amerikan është arrestuar pasi është përfshirë në një aksident. Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, bëhet me dije se 29-vjeçari një shtetas amerikan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor me dy automjete të tjera.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar një nga shoferët e automjeteve 31-vjeçari, dy pasagjerë dhe 2 fëmijët e tyre të mitur. Uniformat blu bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin amerikan 29 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në aksident rrugor me 2 automjete dhe për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit automjet, 31-vjeçari, 2 pasagjerë dhe 2 fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



