E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mes të dyshuarve për tragjedinë me 59 viktima 07
Lajme

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mes të dyshuarve për tragjedinë me 59 viktima 07

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është arrestuar dhe vendosur në paraburgim pasi dyshohet se Ministria që ai drejtonte ka lëshuar licencën e falsifikuar për funksionimin e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia që i mori jetën 59 personave dhe shumë të tjerë u lënduan.

Ai është në mesin e 23 të dyshuarve për tragjedinë në klubin e natës ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Nga ana tjetër, BDI dhe LSDM thonë se rasti nuk duhet të politizohet, por të hetohen të gjitha institucionet që mund të lidhen me rastin në fjalë.

Gjatë ditës së hënë edhe kreu i komunës së Koçanit, Lupço Papazov dha dorëheqjen.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka deklaruar se për këtë ndodhi duhet të ketë përgjegjësi, duke shtuar se “asgjë s’është më e rëndësishme se jeta e një të riu”.

“Lajmëruan të gjithë, jo vetëm fqinjët, por edhe vendet më të largëta. Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi, në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Siljanovska-Davkova dhe theksoi se askush nuk duhet t’i ikë përgjegjësi dhe nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.