Arrestohet mafiozja 70-vjeçare
Maria Liçiardi, 70 vjeç, të shtunën është arrestuar në Itali, pasi akuzohet si një nga drejtueset kryesore të një klani të njohur mafioz.

Mediat shkruajnë se Liçiardi u arrestua gjatë një tentative që po bënte për të takuar vajzën e saj në Costa el Sol.
Ajo u arrestua në aeroportin Ciampino në Romë, ndërsa po tentonte të udhëtonte për në Malaga në Spanjën jugore.
E njohur ndryshe si ‘la piçoletta’ ose e vogla për shkak të trupit të saj, ajo shoqërohej nga dy bashkëpunëtorë në kohën kur u ndalua nga policia.
70-vjeçarja dyshohet se është pjesë e mafias famëkeqe napolitane të njohur si Camorra.
Ajo akuzohet për zhvatje, marrje fondesh dhe manipulim ankandi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



