E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet me armë me vete ‘skifteri’ në Mallakastër
Publik News

Arrestohet me armë me vete ‘skifteri’ në Mallakastër

Një 42 vjeçar në Mallakastër është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vjedhë një sasi parash në një magazinë.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur duke tentuar të vidhte një sasi parash në magazinën e shtetasit P. I në fshatin Dukas, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga kontrolli personal ushtruar ndaj tij, iu gjet edhe një armë të ftohtë (thikë).

Sipas veprimeve hetimore, rezulton se 42 vjeçari është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në zonë.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vidhte një sasi parash në një magazinë në Dukas, por u kap dhe arrestua në flagrancë nga Policia.

42-vjeçari rezulton të jetë edhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në këtë zonë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, kanë parandaluar një tjetër tentativë për vjedhje, duke vënë në pranga shtetasin:

N. A., 42 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur duke tentuar të vidhte një sasi parash në magazinën e shtetasit P. I., në fshatin Dukas, Mallakastër, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga kontrolli personal ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti edhe një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në zonë dhe po punohet për dokumentimin ligjor të këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.